Objekt me qira në lagjen Pejton – 342 m2
Prishtinë, Pejton
Çmimi me marrëveshje
1 / 8
Të dhënat
Detajet e pronës
- Lloji
- Objekt · Zyrë
- Shitje ose qira
- Me qira
- Sipërfaqja
- 342 m²
- Dhoma gjumi
- 8
- Banjo
- 3
- Vendndodhja
- Prishtinë, Pejton
- ID e pronës
- #115
Përshkrimi
Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 342.14 m2, i pozicionuar në lagjen Pejton në rrugën “Perandori Justinian nr.14”. Objekti përbëhet nga përdhesa dhe dy etazha. Përdhesa ka 110.01 m2 dhe ofron një hapësirë të hapur pune, mini-kuzhinë, dhomë serveri dhe banjo. Kati i parë ka 116.99 m2 dhe organizohet në dy zyra, një banjo dhe dy ballkone, ndërsa kati i dytë ka 115.14 m2 me tri zyra, një ballkon dhe një banjo. Objekti është i pajisur me sistem klimatizimi dhe alarm kundër zjarrit; ngrohja bëhet me energji elektrike dhe Termokos është në proces të lidhjes së tij me rrjetin qendror të ngrohjes. Në pjesën e jashtme ofrohen dy vendparkime. Objekti është i legalizuar dhe ka leje ndërtimore, me pamje të hapur drejt Katedrales së Prishtinës dhe me ndriçim natyral të bollshëm. Lokacioni mundëson qasje të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit. I përshtatshëm për zyra korporative, organizata, klinika apo biznese që kërkojnë hapësirë funksionale në një zonë elitare të Prishtinës.
Çmimi sipas marrëveshjes.
The Brokers Real Estate – Nga vizioni tek realiteti
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
045 69 69 88
brokersrealestate1@hotmail.com
thebrokers-ks.com
