Shtëpi 210m2 në shitje – Lagjja Qendresa e Re/Veternik
Prishtinë, Veternik
€ 1,230 / m²
1 / 4
Të dhënat
Detajet e pronës
- Lloji
- Shtëpi
- Shitje ose qira
- Në shitje
- Sipërfaqja
- 210 m²
- Dhoma gjumi
- 4
- Banjo
- 3
- Vendndodhja
- Prishtinë, Veternik
- ID e pronës
- #85
Përshkrimi
Ofrohet për shitje shtëpi moderne me sipërfaqe prej 210m2 në Lagjen Qendresa e Re – Veternik, ndërtim nga BAU Holding. Shtëpia përbëhet nga sallon dhe kuzhinë, si dhe katër dhoma gjumi, prej të cilave tre janë master bedrooms. Oborri ofron hapësirë parkimi për katër vetura – dy brenda dhe dy jashtë oborrit.
Shtëpia ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit nga lindja, jugu dhe pjesërisht perëndimi. Rruga përballë objektit është e gjerë rreth 20 metra, duke mundësuar qasje të lehtë dhe komoditet në lëvizje.
Lagjja Qendresa e Re ofron një mjedis të qetë dhe të organizuar për banim familjar. Brenda kompleksit gjendet hapësirë rekreative, shtigje ecjeje dhe institucion parashkollor, ndërsa është në ndërtim shkolla e re fillore dhe e mesme nga Komuna e Prishtinës.
Zona ka qasje të shpejtë në Rrethin e Flamurit (2 km) dhe Albi Mall, duke e bërë vendndodhjen praktike për jetesë të përditshme.
Ekziston mundësia e blerjes përmes kredisë bankare me hipotekë.
Shtëpia pritet të jetë gati për banim në prill 2026.
Çmimi për m2: 1,230 €
The Brokers Real Estate – Nga vizioni tek realiteti
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
045 69 69 88
brokersrealestate1@hotmail.com
thebrokers-ks.com



