Me qiraShtëpi

Shtëpi me #QIRA - Veternik - 237 m2

Prishtinë, Veternik

€ 1,000 / muaj

Të dhënat

Detajet e pronës

Lloji
Shtëpi
Shitje ose qira
Me qira
Sipërfaqja
237 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
3
Vendndodhja
Prishtinë, Veternik
ID e pronës
#152

Përshkrimi

Ofrohet për #qira shtëpia afër Grand Store, në Veternik.

Shtëpia ka një sipërfaqe prej 237 m2 dhe është e ndërtuar mbi një truall prej 500 m2. Me dy kate, kjo pronë në hapësirat e brendshmë është e përbërë nga: kati i parë përfshin një sallon të madh me kuzhinë, një dhomë pune, një banjo, korridor, dhomë për lavanderi, një depo dhe hapësirë për sistemin e ngrohjes qendrore.

Kati i dytë përmban një dhomë gjumi kryesore me garderobë dhe banjo private, dy dhoma të tjera gjumi dhe një banjo shtesë. Secila nga dhomat e gjumit ka dalje në ballkon, duke krijuar hapësira të rehatshme për relaksim.

Shtëpia është e pajisur me sistem ajrimi dhe kondicionimi, i cili mbulon sallonin dhe të gjitha dhomat e gjumit. Ngrohja qendrore është e përbërë nga burimi i energjisë me kapacitet prej 28 kW. Për siguri dhe funksionalitet maksimal, prona përfshin një sistem alarmi, furnizim të pandërprerë me ujë, një gjenerator rezervë prej 5 kW dhe një depozitë uji prej 2000 litrash. Oborri përpara është i gjelbëruar dhe i rregulluar, ndërsa zona e parkimit mund të akomodojë deri në dy automjete.

Prona ndodhet në një rrugë të qetë dhe private, larg zhurmës, por shumë pranë objekteve të rëndësishme si restoranti i njohur “Vela Fish”, farmaci, furrë buke dhe dyqane ushqimore si “Egzolinda” dhe “Meridian”.

Gjithashtu, në zonë gjenden kafene, restorante, si dhe qendra të mëdha tregtare si “Grand Store” dhe “Albi Mall”. Aksesueshmëria në qendër të qytetit është e shkëlqyer, me linjat e transportit publik 10A dhe 10C, të cilat kanë stacione vetëm 2 minuta larg.

Kjo shtëpi është një mundësi ideale për ata që kërkojnë qetësi, rehatinë e një mjedisi të mirëorganizuar dhe afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Çmimi: 1000 €/ muaj.

The Brokers Real Estate – Nga vizioni tek realiteti

Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
045 69 69 88

brokersrealestate1@hotmail.com

thebrokers-ks.com

Prona të ngjashme

  • Shtëpi 450m2 për qira - Veternik. – foto 1Me qiraEkskluzive€ 1,400 / muaj

    Shtëpi

    #421

    Shtëpi 450m2 për qira - Veternik.

    Prishtinë, Veternik

    • 450 m²
    • 6 dhoma
    • 3 banjo
    Shiko pronën
  • Banesë me qira – Ditore / Javore - 100m2 - Arbëri/Dragodan. – foto 1Me qiraÇmimi me marrëveshje

    Banesë · Shtëpi

    #315

    Banesë me qira – Ditore / Javore - 100m2 - Arbëri/Dragodan.

    Prishtinë, Arbëria(dragodan)

    • 100 m²
    • 2 dhoma
    • 1 banjo
    Shiko pronën
  • Shtëpi me qira 270m2 - Çagllavicë – Lagjja Jonë. – foto 1Me qira€ 1,500 / muaj

    Shtëpi

    #266

    Shtëpi me qira 270m2 - Çagllavicë – Lagjja Jonë.

    Prishtinë, Çagllavicë

    • 270 m²
    • 5 dhoma
    • 4 banjo
    Shiko pronën
  • Shtëpi me qira 150m2+60m2 terasë - Bregu i Diellit. – foto 1Me qira€ 1,200 / muaj

    Shtëpi

    #214

    Shtëpi me qira 150m2+60m2 terasë - Bregu i Diellit.

    Prishtinë, Breg i diellit

    • 150 m²
    • 3 dhoma
    • 2 banjo
    Shiko pronën